Nxjerrjen e mineralit natyror të bitumit, qymyrit dhe zhavorrit bituminoz .
Përpunimin e mineralit natyror të bitumit, qymyrit dhe zhavorrit bituminoz me teknollogji bashkëkohore.
Shitjen dhe eksportimin e mineralit natyror të bitumit, qymyrit dhe zhavorrit bituminoz të përpunuar ose jo si në tregun e brendëshëm ashtu dhe në atë rajonal dhe botëror.
Zotërimin e infrastrukturës së përshtatshme, burime njerëzore me eksperiencë dhe ekspertizë të lartë .
Përdorimin e pajisjeve dhe teknologjive moderne për prodhimin dhe përpunimin e bitumit.
Produktet e bitumit të nxjerra në mënyrë natyrale, kanë ndikim të konsiderueshëm në treg për shkak të cilësisë së lartë, besueshmërisë dhe kenaqësisë së klientit.
Kompania Bitum Praser sh.p.k, është krijuar në vitin 2017, nga disa investitorë Shqiptar . Kompania Bitum Praser sh.p.k, me seli në qytetin e Tiranës, në adresën : Bulevardi. Gjergj Fishta, Godina Nr.145 Shk.5, Kati 8, Ap.24, Tiranë, Shqipëri. Kryen aktivitetin e saj në Shqipëri kryesisht në qytetin e Vlorës në zonën Resulaj e Selenicë, si dhe operon në disa shtete të rajonit dhe botës.
Zhavorri bituminoz ose qymyri bituminoz , është një derivat tjetër i cili përdoret si lëndë djegëse shumë e mirë për fabrikat që prodhojnë materiale ndërtimi si çimento, tulla si dhe për impjantet që prodhojnë energji me anë te djegies. Zhavorri bituminoz dhe koncentratet e tij kanë fuqi kalorifike shumë të lartë
Kompania Bitum Praser sh.p.k, është një ndër Kompanitë lider në nxjerrjen, përpunimin dhe shpërndarjen e një game të gjërë të produkteve të bitumit, kryesisht bitum dhe zhavorr bituminoz.Produktet e markës tonë zotërojnë pjesë të konsiderueshme të tregut për shkak të cilësisë së lartë, besueshmërisë dhe kënaqësisë së klientit. Qëllimi i kompanisë sonë është dhënia e një shërbimi më efikas për Klientët. Kompania Bitum Praser sh.p.k, është e angazhuar në prodhimin, përpunimin, paketimin, modifikimin, azhornimin, inxhinierinë dhe eksportimin e bitumit në shkallë rajonale e globale. Kompania Bitum Praser sh.p.k, ka infrastrukturë të përshtatshme, burime njerëzore me eksperiencë dhe ekspertizë të lartë në këtë fushë, përdor pajisjet dhe teknologji moderne për prodhimin e përpunimin e bitumit. Bitumi i nxjerrë në mënyrë natyrale përdoret kryesisht në ndërtimin e rrugëve, në ndërtim dhe në industrinë e inxhinierisë civile. Furnizimi me bitum është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e biznesit tonë. Kompania Bitum Praser sh.p.k, është e njohur për cilësinë e saj të lartë të shërbimit dhe mirëkuptimin dhe përkrahjen e shkëlqyer teknike të klientëve, si dhe reagimin e shpejtë dhe të besimit ndaj nevojave të klientit me respekt dhe besim. Cilësia / çmimi / kompetenca e shërbimit, këmbëngulja dhe reagimi i shpejtë ndaj nevojave të klientit kanë qenë gjithmonë pika jonë e fortë nëpërmjet të cilës kemi fituar kënaqësine e klientëve nga vendi , rajoni dhe bota, duke na dhënë mundësinë që të jemi të besuar e të preferuar nga shumë kompani në të gjithë botën.
Prodhimi dhe furnizimi me bitum cilësor me standarte të larta botërore duke mbrojtur mjedisin, duke menaxhuar burimet natyrore në respekt të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Për këtë arsye, Ne përpiqemi të bëhemi prodhuesi dhe furnizuesi më i madh i bitumeve të llojeve të ndryshme në vend, rajon dhe botë me çmime të kënaqëshme në respekt me cilësinë për klientët tanë.
Rruga "Ismail Qemali", Nr.5, H.4, Ap.23, Tiranë, Shqipëri
info@bitumpraser.com
(+355) 4 453-4809